Lufta po hyn në një fazë “vendimtare”, thotë ministri izraelit i mbrojtjes - NACIONALE

Lufta po hyn në një fazë “vendimtare”, thotë ministri izraelit i mbrojtjes

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se fushata ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit po hynte në një fazë “vendimtare”, por paralajmëroi se ajo “do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ai tha se i takon popullit iranian “t’i japë fund” luftës gjatë një takimi me zyrtarë ushtarakë izraelitë, sipas Times of Israel, shkruan The Guardian.

Zyrtarë izraelitë dhe amerikanë, përfshirë presidentët Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump, kanë promovuar idenë e ndryshimit të regjimit si objektiv të fushatës së tyre të përbashkët të bombardimeve kundër Iranit.

Lajme të ngjashme