Lirohen pesë shtetas britanikë të mbajtur nga forcat pro-ruse në Ukrainë
Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, ka njoftuar se janë liruar pesë shtetas britanikë të mbajtur nga forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainë.
Përmes një postimi në Twitter, Truss ka njoftuar se britanikët e liruar janë kthyer në vend në mënyrë të sigurtë.
Bëhet e ditur se mes të liruarve ishte edhe Aiden Aslin, një ish-punonjës kujdesi britaniko-ukrainas nga Nottinghamshire, i cili ishte një marinar ukrainas i kapur në Mariupol.
Hugely welcome news that five British nationals held by Russian-backed proxies in eastern Ukraine are being safely returned, ending months of uncertainty and suffering for them and their families.
— Liz Truss (@trussliz) September 21, 2022