Lirim Mehemtaj ia kujton Kurtit fjalët për Rugovën e familjen e tij: Kjo pritje është ofendim
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Kurti në rezidencën e Ibrahim Rugobës.
Ai ia ka kujtuar Kurtit deklaratat kur e quante Rugovën pengues e bllokues të lëvizjes çlirimtare, e Teuta Rugovën të marrë peng nga Thaçi.
Postimi pa ndërhyrje:
Kjo Familja Rugova njëmend karakterizohet nga durimi dhe toleranca.
Albin Kurti babanë ua quante pengues dhe bllokues të lëvizjes çlirimtare, diktator brenda partisë, uzurpator i postit të presidentit, pa asnjë sukses dhe e mban si peng partinë. Ftonte LDK-në ta largojë Rugovën sa më parë nga partia.
Kurse këtë Teuta Rugovën e quante peng të marrë nga Hashim Thaçi.
Këtë djalin, Ukë Rugovën, e quante hajn që merret me shit-blerjes vizash.
Pritja e Kurtit nga kjo familje është ofendim për kujtimin e prindit të tyre.