Limaj viziton familjen e Jakup Krasniqit, uron martesën e djalit të tyre
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin, dhe me disa ish-deputetë të këtij subjekti kanë qëndruar për vizitë te familja e Jakup Krasniqit.
Siç shkruhet në llogarinë e Nismës në Facebook, arsyeja e vzitës ishte për t’i uruar martesën djalit të Jakup Krasniqit, Altinit.
“Përmes vizitës në familjen i dërgova urime edhe Bacit Jakup për këtë gëzim të tyre familjar. Ky gëzim në familjen e bacit Jakup do të dyfishohet pas kthimit të tij triumfues në famijen dhe atdheun e tij të cilit ai ia kushtoi gjithë jetën. Shpreha keqardhjen time për mungesën e bacit Jakup në këtë gazmend familjar, pasi ai padrejtësisht bashkë me disa nga shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare”, ka thënë Fatmir Limaj.