Limaj: Po të isha në parlament, për gjashtë muaj do ta çmontoja Albinin
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se po të ishte në parlament, për gjashtë muaj do ta çmontonte Albin Kurtin.
Këto deklarime i bëri gjatë një interviste në Rubikon, ndërsa thoshte që opozita duhet të ndihet krenare me kontributin për shtetësi.
Veç kësaj, Limaj ka akuzuar ata që sot janë përballë opozitës, pra pozitën për faktin se dikur mohonin shtetësinë.
”Opozita nuk duhet të ketë komplekse. Ata njerëz që janë sot në opozitë duhet të ndihen krenarë që e kanë bërë Kosovën shtet në kohën kur ata që i kanë përballë e kanë mohuar shtetësinë. Po të isha në parlament, për gjashtë muaj e kisha çmontu atë, sepse unë jam krenar me atë që e kam bërë për vendin tim", ka thënë ndër të tjerash Limaj.
