Limaj për Qeverinë Kurti II: Asnjë baski s'e ka ngul
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur sonte sërish rreth qeverisë aktuale.
Ai pati goxha kritika, teksa mori shembull edhe përurimin e shkollës në Ponoshec.
Veç tjerash, ai deklaroi se ekzekutivi aktual nuk e ka vënë asnjë gozhdë, përgjigje kjo dhënë Sadri Ramabajës që akuzonte Limajn se sheh vetëm errët.
“Një vit e gjysmë, a ka ma marre me u cu kryeministri me i hyp kerrit e me shku në Panashec, naftën nuk ia ka pagu, e pash një ditë që pas 1 viti e gjysmë e qiti gurthemelin e një shkolle e një çerdhe, merre me mend. Këtë ka mujt me bo edhe drejtori edhe kryetari i komunës. O Sadri, asnjë baski s'e ka ngul”, tha Limaj në Pressing.
