Lideri pro-rus i lutet Rusisë: Evakuoni banorët e Khersonit - NACIONALE

Lideri pro-rus i lutet Rusisë: Evakuoni banorët e Khersonit

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Vladimir Saldo, udhëheqësi pro-rus i rajonit të okupuar ukrainas të Khersonit, i cili u vendos në atë pozicion nga Moska, i kërkoi Rusisë që të evakuonte popullsinë nga ai rajon, raporton AFP.

Saldo u tha banorëve të Khersonit që të evakuohen në një kohë kur luftimet midis ushtrive ukrainase dhe ruse në atë rajon po intensifikohen. Në Telegramin e tij, ai kërkoi publikisht ndihmën e autoriteteve ruse për evakuimin e civilëve në territorin e Rusisë.

"Ne, njerëzit e rajonit Kherson, e dimë se Rusia nuk po braktis asgë", tha Saldo, duke shtuar se një numër në rritje i raketave ukrainase po bien në rajon dhe po shkaktojnë "dëme serioze".

Ukrainasit ngadalë por me siguri po çlirojnë Kherson

Kujtojmë se Rusia kohët e fundit njoftoi aneksimin e rajonit Kherson së bashku me tre rajone të tjera të Ukrainës - Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhzhia. Ky aneksim nuk njihet nga Ukraina, Perëndimi, madje as shumica dërrmuese e anëtarëve të OKB-së.

Ushtria ukrainase në Kherson po kryen një kundërsulm dhe ngadalë por me siguri po çliron vendbanime më të vogla nga pushtimi rus. Javën e kaluar, forcat ukrainase çliruan një fshat të rëndësishëm strategjik në Kherson dhe i detyruan rusët të tërhiqen. /Nacionale/

Lajme të ngjashme