Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë dorëzon padi ndaj NPB-së
Të hënën dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka dërguar pasi kundër Ndërmarrjes Publike Banesore.
Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media.
Ish asamblisti në Kunvendin Komunal, Egzon Azemi tha se është duke u cenuar interesi i qytetarëve përmes projektit milionësh në lagjën Lakrishte.
“Ju bëjmë thirrje organeve të rendit që sa më parë ta trajtojnë këtë lëndë, pasi që rreziku që po i kanoset sigurisë publike është shumë i lartë. Duke u bazuar në Ligjin për ndërmarrjet publike, ku theksohet se ndërmarrjet janë pronë e kuvendit komunal, sot 17 asamblistë kanë dhënë pëlqimin për të ushtruar këtë padi, ndaj konzorcioumit të kompanive dhe ndërmarrjes banesore”, tha Azemi.