Leposaviq: Digjet vetura e serbit që konvertoi targat në RKS
Edhe një veturë tjetër, sipas KosovaPress, e konvertuar me targa RKS është djegur mbrëmë në Leposviq, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se ngjarja ndërlidhet me regjistrimin e automjetit në targa RKS dhe se automjeti është djegur qëllimshëm.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.
“Në rrugën pranë çerdhes së vjetër në Leposaviq, është djegur automjeti VË ngjyrë hiri, pronë e C. N. (1991) me targa të Kosovës. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e zjarrfikësve, policisë, si dhe inspektorët, ndërsa është informuar edhe prokurori i shtetit, i cili e ka karakterizuar incidentin si ‘zjarrvënie’. Hetimet janë në zhvillim”, ka thënë ai për KosovaPress.
Ndërkohë, në media u raportua se edhe rreshterit të policisë i ishte djegur vetura në Leposaviq.
