LDK pretendon se për Emilja Rexhepin votuan ‘gabimisht’ dhe se ‘nuk e dinim’ që votimi po ndahej - NACIONALE

LDK pretendon se për Emilja Rexhepin votuan ‘gabimisht’ dhe se ‘nuk e dinim’ që votimi po ndahej

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia e saj ka dhënë votën gabimisht për zgjedhjen e Emilia Rexhepit si nënkryetare, pasi nuk e kanë kuptuar se po ndahej votimi për nënkryetarët dhe kanë supozuar se procedimi bëhej në paketë së bashku me kandidatët e Listës Serbe.

Gjatë takimit me subjektet politike, Bajrami ka theksuar se ishte rënë dakord që votimi të kryhet në paketë dhe në mënyrë të hapur, ndërsa LDK ka qenë kundër ndarjes së votimit për postin e nënkryetarit.

Sipas saj, LDK ka kundërshtuar votimin e veçantë të nënkryetarëve të Kuvendit. Ka qenë një keqkuptim, sepse nuk kemi qenë të vetëdijshëm që po bëhej ndarje. Kemi votuar gabimisht, ka shpjeguar ajo.

Lajme të ngjashme