LDK: Gazetarët në Kosovë janë të rrezikuar nga sulmet e kërcënimet - NACIONALE

LDK: Gazetarët në Kosovë janë të rrezikuar nga sulmet e kërcënimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se jeta e gazetarëve në Kosovës është e rrezikuar nga sulmet e kërcënimet e vazhdueshme.

LDK përmes një komunikate në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se këto raste duhet të trajtohen me prioritet të lartë nga sistemi i drejtësisë.

LDK tutje ka thënë se Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një mundësi reflektimi për të ngritur zërin dhe për të bërë thirrje në mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e lirisë së shtypit dhe mendimit kritik.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar për përkushtimin e gazetarëve që edhe përkundër presioneve e kërcënimeve, vazhdojnë të palëkundur të hulumtojnë, të shkruajnë e të thonë të vërtetën.

“Përditshmëria e jetës së gazetarëve në Kosovë është e rrezikuar nga sulmet e kërcënimet e vazhdueshme, andaj LDK kërkon që rastet e sulmeve ndaj tyre të trajtohen me prioritet të lartë nga sistemi i drejtësisë. LDK është mirënjohëse dhe falënderuese për përkushtimin e gazetarëve që edhe përkundër presioneve e kërcënimeve, vazhdojnë të palëkundur të hulumtojnë, të shkruajnë e të thonë të vërtetën.” - kanë shkruar nga LDK-ja.

Lajme të ngjashme