Presidentja s’reagoi kur u sulmua, Syla: Ka inati fëmijëror
Gazetari Valon Syla ishte sulmuar fizikisht para disa javëve, nga tre perosna. Gjykata Themelore që të tre të dyshurarit i dërgoi në paraburgim, e për rastin reaguan i madh e i vogël.
Edhe pse Syla njihet si kritik i Qeverisë, në rastin e tij patën reaguar Kryeminitri Kurti, ministri Sveçla, ministrja Haxhiu e të tjerë faktor relevant të pushtetit. Por, numri një i Republikës, pozita e së cilës edhe në përshkrimin e detyrës mban fjalën “unitet”, nuk kontriboi fare në unifikim në këtë rast.
Vjosa Osmani, nuk reagoi fare për sulmin ndaj gazetarit Syla. Vetë Syla, thotë se Presidentja ka inati fëmiëror dhe se nuk ia del të sillet siçi takon rolit të saj.
“Vjosa Osmani ka kohë që nuk sillet si presidente e Kosovës por si presidente e VV-së. Ajo ka probleme të inatit fëmijëror. Detyra e presidentes është që ta mbrojë Kushtetutën, lirinë e shprehjes dhe të gjitha liritë që garantohen. Nëse presidentja s’reagon, nuk e kryen detyrën e vet dhe nuk e mbron Kushtetutën, dhe bën ndasi ndaj qytetarëve të Kosovës. Jam qytetar lojal, dhe po të mos reagohet është inatçorllëk”, ka thënë Syla në FRONTAL të T7.