LDK mban punëtori përgatitore për zgjedhjet, Abdixhiku: 12 tetori është dita jonë - NACIONALE

LDK mban punëtori përgatitore për zgjedhjet, Abdixhiku: 12 tetori është dita jonë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një punëtori përgatitore në Istog me kandidatët për kryetarë komunash, kryetarët e degëve dhe ekipin qendror të partisë, për zgjedhjet e 12 tetorit.

Gjatë punëtorisë, Abdixhiku dhe ekipi i LDK-së diskutuan programin për secilin qytet dhe komunë, duke u fokusuar në nevojat e qytetarëve, investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe mbështetje për bizneset dhe të rinjtë.

“Fushata jonë nuk është për ne – është për ju,” tha Abdixhiku, duke u zotuar për një qeverisje të drejtë dhe transparente.

Ai shtoi se LDK-ja është e gatshme të fitojë dhe të sjellë zhvillim të qëndrueshëm për çdo qytet të Kosovës.

“Në çdo komunë, ne do të shkojmë derë më derë, lagje më lagje, për të dëgjuar dhe për t’ju prezantuar vizionin tonë. Sepse besojmë se qeverisja e mirë nuk vjen nga lart – ajo fillon nga qytetet tona dhe nga qytetarët që kërkojnë më shumë për vendin e tyre.

Më 12 tetor, është koha që bashkë të zgjedhim zhvillimin mbi propagandën, punën mbi fjalët boshe dhe shpresën mbi zhgënjimin.

LDK hyn në këtë garë e bashkuar, e përgatitur dhe me vizion të qartë për zhvillimin e çdo qyteti dhe të gjithë Kosovës.

12 tetori është dita jonë.

Bashkë, le të fitojmë!” – shkroi ai mes tjerash.

Lajme të ngjashme