Lavrovi thotë se Britania rrezikon që të shihet si palë në luftën e Ukrainës - NACIONALE

Lavrovi thotë se Britania rrezikon që të shihet si palë në luftën e Ukrainës

18 orë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se vendi i tij e ka të drejtën që ta vlerësojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Britanisë në sulmet ndaj territorit rus si pjesëmarrje në luftën e Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.

Komentet e tij erdhën pasi gazeta “Times” raportoi të dielën se dronë të prodhimit britanik ishin përdorur për sulme me rreze të gjatë kundër Rusisë për herë të parë, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Pas këtij raporti, Ambasada e Rusisë në Londër e paralajmëroi Britaninë për “pasoja” të pasaktësuara për furnizimin e Kievit me dronë. Kryeministri britanik, Andy Burnham, tha të martën se vendi i tij do ta mbështesë Ukrainën “100 për qind” në luftën e saj kundër Rusisë dhe do t’i qëndrojë pranë Kievit “në kohën kur ka nevojë”.

Moska më parë i ka akuzuar specialistët britanikë për përfshirje në sulme ndaj territorit rus, duke thënë se roli i Britanisë do të merrej “parasysh” në kundërpërgjigjen e saj.

Lajme të ngjashme