Lavrov fajëson Perëndimin për krizën ushqimore
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ndërsa ishte në një udhëtim në Etiopi si pjesë e një turneu gjashtë-ditor në Afrikë, ka thënë se vendet perëndimore janë fajtore për rritjen e çmimeve globale të ushqimeve dhe krizës së karburanteve.
Në fjalën e tij për diplomatët etiopianë të mërkurën, ai tha se problemet me tregun ndërkombëtar të ushqimit filluan në fillim të pandemisë dhe para luftës në Ukrainë, duke shtuar se qeveritë perëndimore përdorën triliona dollarë për të blerë ushqime pa ndonjë arsye thelbësore.
“Po, situata në Ukrainë ndikoi më tej në tregun ushqimor, por jo për shkak të operacionit rus, por për shkak të reagimit absolutisht joadekuat të perëndimit, i cili shpalli sanksione që minojnë disponueshmërinë e ushqimit në treg”, tha ai.
Lavrov shtoi se rritja e çmimit të plehrave u shkaktua nga ajo që ai e quajti politika e pamatur perëndimore e të ashtuquajturit tranzicion i gjelbër, i cili sipas tij diskriminon burimet klasike të energjisë.
Kujtojmë se, Afrika importon 40% të grurit të saj nga Ukraina por për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, ky import është ndërprerë.
Megjithatë, nënshkrimi i një marrëveshjeje në Stamboll për eksportin e drithërave ka sjellë shpresë se këto ndërprerje mund të zgjidhen së shpejti.
