Lavrov nis udhëtimin drejt Afrikës, kërkon nga kombet afrikane "të bëhen me Rusinë"
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do t’i adresohet Ligës Arabe gjatë një vizite në Egjipt.
Artikulli i mëposhtëm është përkthyer nga Nacionale prej BBC.
Ai dëshiron të marrë mbështetje për Moskën, pas zemërimit që ka shkaktuar vendi i tij me luftën ndaj Ukrainës.
Z. Lavrov ka mbajtur bisedime në Kairo me homologun e tij egjiptian, z. Sameh Shoukry.
Egjipti ka lidhje të forta me Rusinë, e cila e furnizon me grurë, armë – dhe derisa nuk nisi invazioni ndaj Ukrainës – edhe me numër të madh turistësh, raporton BBC, përkthen Nacionale.
Kjo është faza e parë për z. Lavrov në një tur të shkurtër në Afrikë, ku do të jetë edhe në Etiopi, Ugandë dhe Kongo – Brazzaville.
Në një artikull të publikuar nga një gazetaë lokale, z. Lavrov ka thënë që vendi i tij ka pasur “gjithnjë mbështetje të sinqertë për afrikanët në përpjekjen e tyre për liri zgjedha kolonialiste”.
Ai ka shtuar se Rusia ka vlerësuar “pozicionin e balansuar” të afrikanëve për çështjen e Ukrainës.
Shumë kombe afrikane janë prekur rëndë nga shkurtimet në furnizimet me drithëra që u shkaktuan pikërisht nga Lufta e Rusisë me Ukrainën.
Ukraina dhe Rusia zakonisht furnizojnë me më shumë se 40% të grurit Afrikën, ka thënë Banka Zhvillimore Afrikane.
Egjipti është konsumatori më i madh i grurit ukrainas. Në vitin 2019, ka importuar 3.62 milionë tonë, ose më shumë se çdo komb tjetër në botë.
Por në artikullin e tij, z. Lavrov ka mohuar akuzat se Rusia “po eksportonte uri” dhe ka fajësuar për një gjë të tillë propagandën perëndimore.
Ai shtoi se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë kishin përkeqësuar “tendencat negative” në tregjet ndërkombëtare të ushqimit.
Sipas analistit të BBC-së, Will Ross, Lavrovi po provon të bindë shtetet afrikane se për to është më mirë të bëhen me Rusinë se sa me Perëndimin – duke përdorur edhe fraza të tilla si “do të iu ndihmojmë të kompletoni procesin e dekolonizimit”.
Por, në shumicën e kontinentin ka ngurrim që të marrin anë në lidhje me luftën në Ukrainë. Lufta e Ftohtë ka pasur impakt shkatërrues, duke ushqyer konflikte në Afrikë dhe duke ndalur zhvillimin.
Disa liderë afrikanë po vetëdijësohen gjithnjë e më shumë se njerëzit e tyre s’po kanë për të ngrënë, dhe pozicioni i tyre si liderë për rrjedhojë është më pak i sigurt.
Javën e kaluar, Joe Biden udhëtoi për në Arabinë Saudite ku takoi Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, ku tema kryesore besohet të ketë qenë çështja e furnizimit me naftë.


