"Alaska është e jona" - A po e kërcënon Rusia edhe SHBA-në me këto billborde nëpër Rusi? - NACIONALE

"Alaska është e jona" - A po e kërcënon Rusia edhe SHBA-në me këto billborde nëpër Rusi?

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një billbord ku lexohet "Alaska është e jona" e parë në qytetin siberian të Krasnoyarsk ka shkaktuar zemërim në mediat sociale.

Përdoruesit online pohuan se mesazhi ishte një tjetër kërcënim pushtimi nga qeveria ruse, në mes të luftës në Ukrainë. Euronews i ka verifikuar këto pretendime.

Imazhi i banderolës në Krasnoyarsk u shpërnda fillimisht në platformën ruse të mesazheve Telegram. Njeriu që postoi për herë të parë foton pretendon se ka parë shumë billborde si këto nëpër qytet në Siberi.

Nuk ka asnjë informacion në faqet apo kanalet e qeverisë së Krasnoyarsk në lidhje me këto banderola.

Administrata e qytetit tha për mediat shtetërore ruse se kjo reklamë ishte një "iniciativë private" dhe nuk kishte asnjë lidhje me politikën zyrtare të qeverisë.

Ky banderolë kontroverse duket se është një lëvizje patriotike në mbështetje të komenteve të kryetarit të Dumës, sesa ndonjë nismë më e gjerë e qeverisë ruse.

Reklama vjen pasi zëdhënësi i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, sugjeroi se Moska mund të "marrë përsëri" Alaskën si hakmarrje për sanksionet ekonomike nga Perëndimi.

Perandoria Ruse ishte e para që kolonizoi në mënyrë aktive Alaskën në fillim të shekullit të 18-të, përpara se ta shiste atë në Shtetet e Bashkuara për 7.2 milionë dollarë – sot me vlerë rreth 142 milionë euro. /Nacionale/

Lajme të ngjashme