Latifi sjellë një fotografi të aktivistit Isuf Kabashit, në foto shihen torturat e UDB-së - NACIONALE

Latifi sjellë një fotografi të aktivistit Isuf Kabashit, në foto shihen torturat e UDB-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Blerim Latifi, ka postuar fotografinë e Isuf Kabashit, anërar i Lëvizjes Nacionale Demokratike Shqiptare, NDSH-së.

Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka sjellur një fotografi të aktivistit të NDSH-së, Isuf Kabashit, në të cilën shihen torturat që kishte përjetuar në burgun e Nishit.

Kur e shikojmë për herë të parë këtë fotografi, na krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me fotografinë e një të moshuari mbi të shtatëdhjetat. Në fakt, kemi të bëjmë me fotografinë e një 33 vjeçari, të cilin e kishin sjellur në këtë gjendje torturat e pafundme të UDB- së. Ai ishte anëtar i grupit të NDSH-së të drejtuar nga Ajet Gërguri. I kapur në pabesi, i dënuar me shumë vite burg, ai vdiq nga torturat në Burgun e Nishit. Familjes kurrë nuk ia kthyen trupin e tij, ndërsa varrin ia humbën diku në ndonjë gropë të paidentifikuar në Serbi. Ai quhej Isuf Kabashi. Nga Polaci i Skënderajt”, shkruan Latifi mbi fotografinë e aktivistit shqiptar.

Lajme të ngjashme