Latifi: Më 1991 kam thënë nëse s’kthehem në Kosovë mos më numëroni për të gjallë
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka folur në T7 për ftesën që ka marrë nga kryeministri Albin Kurti për të ardhur në Kosovë dhe për të shërbyer si ministër.
I pyetur se pse është kthyer në Kosovë, Latifi ka rikujtuar një intervistë të vitit 1991 të dhënë për në revistën “Fjala”.
Ministri ka thënë se atë kohë në pyetjen e fundit ishte përgjigjur se nëse nuk kthehem në Kosovë “mos më numëroni ndër të gjallë”.
“Në vitin 1991, një mik i imi e ka bërë një intervistë me mua në Fjala. Në pyetjen e fundit thotë a do të ktheheni në Kosovë. Unë kam shkruar Po, nëse nuk kthehem, mos më numëroni ndër të gjallë. Dhe unë i mbaj fjalët”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.
