Lati i OVL-së i lodhur me ‘patriotët e Facebookut’: Pasha zotin si të dal prej këtu, kam qejf tenka me kanë qitu - NACIONALE

Lati i OVL-së i lodhur me ‘patriotët e Facebookut’: Pasha zotin si të dal prej këtu, kam qejf tenka me kanë qitu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një debat interesant në KosovaToday ishte për atë se a duhet të mësohet lufta e UÇK-së në shkolla.

Aktisti nga Norvegjia, Bardh Nëngurra, ngjalli debat kur deklaroi se ‘nuk ka nevojë që lufta e UÇK-së të mësohet në shkolla’. Në një moment, Nëngurra, madje deklaroi se lufta nuk ka përfunduar ende.

Emin Lati i OVL e UÇK-së, tha se ‘është i lodhur me këta që deklarojnë se lufta nuk ka përfunduar’.

“Le ta bëjnë një gjendje sociale ma të mirë për njerëzit e luftës. Kur t’desim jo me u shkru historia gjithmonë.

Vallahi, për qejf temin, qetash kam qejf me u nisë. Pasha zotin qejfin e kam kur t’dal prej këtuhi tenka me kanë qitu. Se janë bo shumë patriota të Facebookut, janë ba shumë”, tha ai, përcjell Nacionale.

Lajme të ngjashme