Lajçak: Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet urgjente në një format trepalësh
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimeve që pati me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.
Meqenëse dy kryenegociatorët u takuan veç me Lajçak dhe jo edhe ndërmjetvete, Lajçak ka shprehur keqardhje, duke thënë se mbetet në dispozicion të plaëve për javët në vijim.
“Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka thënë Lajcak.
Hosted the two Chief negotiators of Kosovo and Serbia and their delegations for separate meetings in Brussels today. I regret we did not address the most pressing issues in a trilateral format today. I remain at the disposal of the Parties and we will continue in the next weeks. pic.twitter.com/T5RL0q1RfX
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 17, 2024