Lajçak i lumtur me praninë e Escobarit në Bruksel, gjithçka gati për takimin e sotëm - NACIONALE

Lajçak i lumtur me praninë e Escobarit në Bruksel, gjithçka gati për takimin e sotëm

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gjithçka gati për takimin e sotëm do të mbahet në kryeqendrën evropiane.

Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak ka postuar një fotografi në rrjetin social "Twitter" ku shihet bashkë me Gabriel Escobar.

Ai ndër të tjerash shtoi faktin se është i lumtur me praninë e amerikanit, teksa konfirmoi punët e vazhdueshme që janë duke bërë si ekip në kuadër të lehtësimit të dialogut Kosovë - Serbi.

"I gëzuar të mirëpres në Bruksel mikun tim të mirë dhe kolegun nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar. Jam falënderues ndaj mbështetjes së fortë dhe të parezervë në kuadër të bashkëpunimit tonë të jashtëzakonshëm për të shënuar hapa para në lehtësimin e dialogut evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë", shkroi sllovaku, postimin e të cilit mund ta shihni më poshtë.

Lajme të ngjashme