Latifi i sfidon fetarët, ua shtron një pyetje për tërmetin në Turqi
Analisti Blerim Latifi, përsëri ka komentuar pasojat e tërmetit të 6-shkurtit në Turqi.
Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka sfiduar gjithë teologët fetarë më një pyetje në lidhje dhimbjën e një babi që kishte humbur vajzën nga tërmeti.
“Krejt teologët e botës me u çue n'kambë nuk do të munden me i dhanë kuptim dhimbjes së këtij babe që s'donte ta lëshonte dorën e vajzës së tij që ia vrau tërmeti”, ka shkruar Latifi.
“As vdekjes së saj mizore në moshën më të pafajshme të saj”, ka vazhduar tutje ai.
