Kuvendi i Serbisë glorifikoi kriminelët e luftës, OVL-UÇK: Ky shtet nuk është penduar
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër pas vendimeve të fundit të Kuvendit të Serbisë, duke i cilësuar ato si vazhdimësi të “narrativave që rehabilitojnë krimet e luftës”.
Kjo pasi Serbia promovoi një bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviqit.
Në reagimin e tyre, OVL e UÇK-së thekson se ndërsa në Kosovë ende vazhdojnë kërkimet për persona të pagjetur nga periudha e luftës, Serbia po vazhdon të glorifikojë figura të lidhura me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Duke lartësuar figura që lidhen drejtpërdrejt me gjenocidin shtetëror ndaj popullit shqiptar, Kuvendi i Serbisë dëshmon se ky shtet nuk është penduar për të kaluarën e tij kriminale,” thuhet në reagim.