Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme për masat në energji - NACIONALE

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme për masat në energji

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të fillojë nga ora 10:00.

Në rendin e ditës është shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.03/103, datë 28.10.2022 për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Edhe në ora 11:00 do të jetë seanca plenare e Kuvendit.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.

Vendi: Kuvendi Kosovës

Lajme të ngjashme