“Kushte të këqija e paga të padinjitetshme, 86 policë u dorëhoqën që nga janari”, thotë Zeqiri i Sindikatës së Policisë së Kosovës
Që nga fillimi i vitit 86 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë dorëhequr si pasojë e kushteve të këqija dhe pagave të padinjitetshme, ka thënë Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një prononcim për Ekonomia Online.
“Vetëm për këtë vit, nga janari deri më tani kemi 86 dorëheqje, dhe shumica e këtyre dorëheqjeve janë për shkak të kushteve dhe të mirëqenës dhe të një page jo të dinjitetshme, apo jo të mjaftueshme për të siguruar ekzistencën për një familje. S’ka sigurim shëndetësor e jetësor, s’ka ligje të pensionimit, sepse zyrtarët policorë kur e përfundojnë karrierën pas moshës 56-vjeçare janë më 100 euro pension”, tha Zeqiri