Kusari: VV paradite sanksionon gazetarët e RTK-së që nuk nënshtrohen, pasdite të mediave tjera që nuk nënshtrohen
Juristja e mediave, Flutura Kusari, e ka quajtur agjendë të ngjeshur si dhe të rrezikshme, faktin se Vetëvendosje veç sot bëri sulme të paprecedenta kundër gazetarëve. Fillimisht përmes satelitet të tyre në RTK, Rilind Gërvalla, ata dënuan tre gazetarë që s’e shfaqën një kronikë për Kurtin e më pas pasdite, përmes Sami Kurteshit i quajtën mediat “kriminale të vrasësve me pagesë”.
Sipas Kusarit, krejt kjo është agjendë e Vetëvendosjes ndaj gazetarëve të RTK-së që nuk nënshtrohen, si dhe ndaj gazetarëve të mediave të tjera që poashtu nuk i nënshtrohen këtij pushteti.
E plotë:
Agjenda e Vetëvendosjes sot:
Paradite i sanksionon gazetarët e RTK-së që nuk i nënshtrohen.
Pasdite bën ftesë për dhunë kundër gazetarëve që nuk i nënshtrohen.
Agjendë e ngjeshur për besë, si dhe e rrezikshme.