Kusari: Policia pati qasje armiqësore ndaj gazetareve të sulmuara, njëra prej tyre shtatzënë
Juristja e mediave, Flutura Kusari, thotë se ka kontaktuar me dy gazetaret e lajmi.net, të sulmuara dje.
Njëra prej tyre, siç u raportua, është shtatzënë. Veç tjerash, dy gazetaret kanë rrëfyer për Kusarin edhe trajtimin që kanë pasur në polici, e që thonë se ‘nuk ishte trajtim i mirë’.
Kusari shkruan:
Kontaktova me dy gazetaret e sulmuara, njera prej tyre shtatezene.
Teper u preka kur m'tha u deshke me u perkujdese qe me xhiru por edhe me mbrojte beben se mos po me ndodhe dicka.
Sulmi ndaj tyre eshte i tmerrshem dhe i frikshem dhe nuk po muj me besu qe hala kerkush nuk u arrestu. Me e pas sulmu dikush Xhelal Sveclen qashtu mbreme, cka kish ndodhe me ata njerez, a ishin sot ne shtepi? Nuk duhet me prite me pa gjak per me i mbrojte gazetaret.
Ajo qe po me shqeteson shume sot eshte qasje joprofesionale e policise dhe prokurorise qe kane pase me gazetaret dje. Keto informata i mora nga gazetaret:
1. Policia ka pase qasje armiqesore dhe negative ndaj gazetareve derisa ato po jepnin deklarata
2. Policia nuk ua ka dhene nje kopje te deklaratave gazetareve
3. Prokurori kujdestar - me aq sa kane kuptu gazetaret - fare nuk ka qene prezent gjate dhenies se deklarates dhe nuk i ka kontaktu ende nga mbreme. Ato nuk e kane informacionin bazik, cili prokuror kujdestar e ka rastin e tyre
5. Kur gazetaret kane insistu qe ne deklarate me u regjistru edhe kercenimet si "s‘kam me t'lane t'gjalle" dhe "a ki familje ti", policia ka thene keto jane ofendime dhe jo kercenime
6. Gjate telefonates me policine kur gazetaret kane kerku ndihme, sulmesja degjohet duke i kercenu ato. Gazetaret kane kerku qe ajo telefonate te behet pjese e deklarates por policia ka thene 's'na interesojne neve ato sene'.
Klima e te berit gazetari ne Kosove po perkeqesohet ne menyre teper te shpejte dhe profesioni i gazetarise po behet gjithmone e me i rrezikshem.
Perse duhet gazetaret me i raportu rastet ne polici dhe prokurori kur marrin kesi trajtimi te keq dhe joprofesional?! Perse?!