Kurti vërshohet nga komentet ku kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ për shaminë
Një ish-këshilltar i kryeministrit Kurti e filloi këtë iniciativë.
Bëhet fjalë për Durim Berishën, që së bashku me një grup njerëzish janë mobilizuar rreth udhëzimit administrativ që ua ndalon grave me shami e që janë mbi moshën 16-vjeçare të hyjnë në objektet shkollore publike.
Madje, ky grup është mobilizuar aq shumë, sa kanë vërshuar profilin e kryeministrit Kurti.
Në një nga postimet e fundit të Kurtit, shumica e komenteve ishin identike, gjegjësisht me "hashtagun": "#ndryshojeni_ua_ për_shaminë".
Më poshtë edhe disa prej tyre, teksa në këtë postim të kryeministrit mund t'i shihni të gjitha komentet.

