Kurti vazhdon me ankesa: Reformat tona kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese - NACIONALE

Kurti vazhdon me ankesa: Reformat tona kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar ta kritikojë opozitën që po dërgon ligje në Gjykatën Kushtetuese.

Në takimin e Këshillit për Demokraci e të Drejta të Njeriut, Kurti tha se ka pasur pak aktakuza për serbët që kanë kryer sulme në veri.

“Ka pasur trajtim i cili nuk ka dekurajuar kriminelët. Në anën tjetër një sfidë si Qeveri që e kemi pasur, është fakti që reformat tona kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Nga 16 nëntori i vitit 2022 deri më 2 nëntor të këtij viti, pra një vit minus dy javë, i kemi 10 ligje super të rëndësishme të reformës sonë me të cilin kemi marrë besimin e qytetarëve në shkurt të vitit 2021”.

“Ne të gjithë e dimë, Kuvendi i Kosovës e ka komisionin parlamentar për legjislacion dhe të gjitha çështjet e ligjeve të cilat sponsorizohen nga Qeveria dhe pastaj votohen nga Kuvendi, trajtohen aty; mirëpo kemi një lloj aktivizmi të çuditshëm i cili na i vonon neve reformat dhe humbet kohen e çmuar të popullit të Kosovës”.

Lajme të ngjashme