Kurti vazhdon fyerjet ndaj opozitës: Vuçiqi po ju lyp juve, ai po ju do juve - NACIONALE

Kurti vazhdon fyerjet ndaj opozitës: Vuçiqi po ju lyp juve, ai po ju do juve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrit Albin Kurti nuk i kanë pëlqyer kritikat e opozitës. Në replikat e tij, ai është lëshuar në fyer ndaj deputetëve të opozitës.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë po i kërkon ata për marrëveshje në Bruksel.

Fillimisht, ai ka thënë se shumica e deputetëve të opozitës po sillet si me qenë në Këshill të Përgjithshëm të VV-së.

Shumicën e kohës, shumica e deputetëve po flasin si me qenë delegatë të Këshillin e Përgjithshëm të VV-së. Pra nostalgji për Albinin opozitar dhe me e gjet ndonjë kundërthënie të brendshme me para shumë viteve. Kjo nënkupton që se pari duhet më dal prej atyre partive dhe me ardhë në VV”, ka thënë ai, duke u vazhdua fyerjet ndaj opozitës.

Ai ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim asnjëherë.

Nuk kam ndryshuar as koncept e as qëndrime, po gjatë kësaj rruge nëpër pozita që kam pasur nuk mujë me e pasë strategji identike. Ajo ka ndryshu. Po e ritheksoj unë bëj minumin e pranimit të realitetit për maksimunin e ndryshimit të tij”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se presidenti serb po i kërkon ata.

Presidenti i Serbisë nuk po e do këtë Asociacionin e draftit të emisarëve. A e dini çka po donë ai? Ai po e do qat Zajednicën e juaj. Ai po thotë vetëm 2013 dhe 2015 dhe asgjë tjetër nuk pranon. Vështirësitë më të mëdha gjatë bisedimeve në Bruksel i kemi këtu. Ai po thotë asgjë tjetër nuk pranojë, vetëm 2013 dhe 2015. Pra, ai po ju lyp juve, ai po ju donë juve. Nuk po e don draft-statutin e emisarëve, ai po e do marrëveshjen me juve. Po thotë ku janë ata? Ata po i du unë. Juve po iu donë, ju do fortë juve ai. Por s’jeni ju mo. Jeni në opozitë. Qeveria është tjetër”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme