Kurti thirrje qytetarëve që të votojnë Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbështetur Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision Song Contest.
Përmes një postimi në Instagram, Kurti ka kërkuar votën e qytetarëve për Albinën.
““Duje” dhe lartëso Shqipërinë! Për renditje sa më të lartë të Shqipërisë në Eurovision 2023, dërgoni SMS me numër 10, në numrat përkatës të shteteve ku jetoni, sonte, pas interpretimit të të gjitha këngëve finaliste.” – ka shkruar Kurti.
Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë përformuar në skenën e Eurovisionit në Liverpool, ku nga aty kanë marrë shumë duartrokitje dhe brohoritma nga publiku.
Albina dhe familja e saj dolën të 10-tit në skenën e Eurovisionit, duke kënduar këngën e tyre “Duje”.
