Albina Kelmendi dhe familja e saj performojnë në finalen e Eurovizionit
Sonte është duke u mbajtur finalja e madhe e Eurovision song Contest në Liverpool.
Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë performuar në këtë skenë, ku nga aty kanë marrë shumë duartrokitje dhe brohoritma nga publiku.
Albina dhe familja e saj dolën të 10-tit në skenën e Eurovisionit, duke kënduar këngën e tyre “Duje”.
Pas perfomancës së saj në skenë, faqja zyrtare e Eurovisionit ka publikuar një pjesë të këngës në Facebook, ku për vetëm 20 minuta Albina ka arritur të mbledh 6 mijë pëlqime.
Kujtojmë se në gjysmëfinale Albina Klemendi kishte perfomuar në natën e dyte.
Ajo kishte kualifikuar Shqipërinë të parën për në finalen e madhe, nga 16 shtete që ishin pjesëmarrëse.
