Kurti takohet me kryediplomatin gjerman, diskutojnë sigurinë e integrimin evropian
Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynhen.
Sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë, në bisedë u adresuan marrëdhëniet bilaterale, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, horizonti i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe përparimet në kuadër të Procesi i Berlinit.
Njoftimi thekson se ky takim përbën bashkëbisedimin e dytë bilateral mes tyre brenda muajve të fundit, pas vizitës së Wadephul në Kosovë në nëntor të kaluar.
“Ky ishte takimi i dytë bilateral i mbajtur mes tyre në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Ëadephul nëntorin e kaluar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.