Kurti takohet me ekonomistin e njohur në Paris, flasin për Kosovë dhe ngjarjet e tjera botërore - NACIONALE

Kurti takohet me ekonomistin e njohur në Paris, flasin për Kosovë dhe ngjarjet e tjera botërore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar disa takime në Paris, ku është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Gjatë qëndrimit atje, Kurti sot është takuar me ekonomistin e njohur Thomas Piketty.

Në Twitter ai ka bërë të ditur se me Piketty kanë diskutuar për Kosovën e ngjarjet e ndryshme botërore.

Kënaqësi takimi me ekonomistin dhe profesorin e shquar francez Thomas Piketty, në zyrën e tij në Paris sot. Ne diskutuam për Kosovën, ngjarjet botërore dhe rreziqet që e djathta ekstreme paraqet për barazinë demokratike dhe prosperitetin ekonomik.” - ka bërë të ditur kryeministri Kurti.

Lajme të ngjashme