Kurti sërish tenton t`i impresionojë mbështetësit me detaje të kota: Ky tubim është saktësisht në orën 105 drejt hapjes së vendvotimeve - NACIONALE

Kurti sërish tenton t`i impresionojë mbështetësit me detaje të kota: Ky tubim është saktësisht në orën 105 drejt hapjes së vendvotimeve

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, është munduar sërish t`i impresionoi mbështetësit e partisë së tij me disa detaje të parëndësishme.

Gjatë një tubim në lagjen Mati 1 në Prishtinë, i cili është mbajtur mbrëmë, ai ka tentuar të iu tregoi atyre se sa orë larg ditës së votimit po mbahet ky tubim.

Gjithashtu, në adresimin e tij, ai ka thënë se me angazhim të madh po mundohet ta zgjat ditën në 25 orë.

Aspektin tjetër që po theksoj këtë itinerar është që po përpiqemi ta bëjmë ditën 25 orë se 24 ishte. Ky tubim, shpresoj ta kem llogaritur saktë, është saktësisht në orën 105 drejt hapjes së vendvotimeve kur do të votohet edhe këtu në shkollën “Pavarësia” të dielën e 12 tetorit”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme