Kurti s'e heq udhëzimin administrativ, por gra me shami shihen në radhë të parë në konventën e VV-së
Edhe më tutje nuk është hequr udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla publike për vajzat mbi 16-vjeç, ani pse Kurti veçse e kishte premtuar një gjë të tillë.
Gjithsesi, një grua me shami është parë në radhën e parë të konventës së VV-së që po mbahet aktualisht, e në të cilën i pari i partisë, Albin Kurti po kërkon votën e delegatëve për të fituar një tjetër mandat në krye të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë se çështja e shamisë në vendin tonë javë më parë ishte kryefjalë, ku u veçua një iniciativë e ish-këshilltarit Durim Berisha, me ç'rast kërkonte ndryshimin e udhëzimit administrativ.

