Kurti publikon vendimet e fundit të Qeverisë
Qeveria e Republikës së Kosovës sonte ka mbajtur edhe mbledhjen e 113 me radhë.
Këtë e konfirmoi shefi i ekzekutivit, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".
Siç ka shkruar Kurti, në këtë mbledhje respektive është miratuar një nga dokumentet më të rëndësishme të këtij viti, Strategjia e Energjisë, 2022 - 2031.
"Me projektligjin për Kinematografinë që votuam sot në qeveri, hapëm dyer të reja të zhvillimit të kinematografisë vendore të cilën e shohim si fuqi kryesore të zhvillimit kulturor. E me koncept-dokumentin për Rininë i hapëm rrugën avancimit të politikës shtetërore për rininë dhe ristrukturimin e sektorit rinor", shkroi ndër të tjerash.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
