KFOR-i Të përmbahen të gjithë nga provokimet, zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes shkrimve në llogarinë e tyre në TWitter kanë përsëritur qëndrimin e tyre se kanë kapacitet të plotë për të ofruar siguri dhe se është duke e monitoruar situatën nga afër në veri të Kosovës.
“KFOR-i ka kapacitetet dhe personelin për të ofruar siguri dhe ambient të sigurët e lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet nën mandatin tonë që buron nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Po ashtu, KFOR-i ka kërkuar nga palët që të përpiqen të sigurojnë siguri të lëvizjes dhe dialogu të shërbej si zgjidhje përfundimtare.
“Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen për ta bërë të mundur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të përmbushim mandatin tonë të OKB-së për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thotë KFOR-i
Rrugët që dërgojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak e Jarinjë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga serbët që po protestojnë pas arrestimit të një ish-polici i cili dyshohet për sulmet ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në komunat e veriut.
We urge all sides to engage to enable security and freedom of movement in Kosovo. @NATO_KFOR will continue fulfilling our #UN mandate for all communities in Kosovo. Solutions should be sought through dialogue. pic.twitter.com/KyzQVC2eQ8
— @NATO - KFOR (@NATO_KFOR) December 16, 2022
