Kurti pret në zyrë shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për zgjedhjet në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovës, Michael Davenport.
Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se në takim është folur edhe për zgjedhje në veri.
“Ndër të tjerash, diskutuan për procesin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, me ç’rast Kryeministri shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e OSBE-së në adresimin e legjislacionit sekondar në lidhje me nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.” – thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për integrimin e komuniteteve pakicë ë vend.
“Në lidhje me këtë, Kryeministri Kurti shprehu shqetësimin e tij në lidhje më kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi dhe strukturat ilegale ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb të angazhuar së fundmi në Policinë e Kosovës.” – thuhet në fund.