Kurti: Po e vërej një trajektore të kthimit të mërgatës në Kosovë – ka shtete buzë recesionit atje
Ndonëse Kosova pati në fakt krizë të madhe ekonomike, me inflacionin që arriti në nivele historike përgjatë qeverisë Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti pretendoi se në Kosovë gjendja “është shumë më e mirë” dhe se në Evropë “ka shtete buzë recensionit”.
“Unë po e vërej një trajektore të kthimit të mërgatës në Kosovë. E para, në Kosovë gjendja është shumë më e mirë. Dhe në anën tjetër, edhe gjendja në Evropë nuk është sikurse kur kanë shkuar ata. Ka shtete buzë recesionit atje.” – tha Kurti.