Kurti për Ditën e Policëve të rënë në krye të detyrës: Enver Zymberi ra dëshmor i veshur me uniformën e policisë
Në shënimin e Ditës memoriale të punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar rënien e policit Enver Zymberi, i cili u vra gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës.
Kurti ka thënë se Enver Zymberi ra dëshmor i veshur me uniformën e Policisë së Kosovës gjatë aksionit më 26 korrik 2011.
“Andaj, Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë, sepse Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë nga sovraniteti i saj dhe as nga shteti ligjor dhe i së drejtës.”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.
Shkrim i plotë i Kurtit: