Kurti për CNN: Shpresoj që përfundimisht, javët e muajt e ardhshëm t’i afrohemi marrëveshjes finale me Serinë - NACIONALE

Kurti për CNN: Shpresoj që përfundimisht, javët e muajt e ardhshëm t’i afrohemi marrëveshjes finale me Serinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë, me ndihmën e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Kurti për CNN përmendi “javët e muajt e ardhshëm”, për një marrëveshje që përfundon me njohje reciproke.

“Shpresoj që Brukseli ta vlerësojë e përfundimisht në javët e muajt e ardhshëm t’i afrohemi marrëveshjes me qendër njohjen e ndërsjellë. Pavarësia e Kosovës po ashtu po konfirmohet nga shumica e shteteve në botë që na njohin, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Debati për ligjshmërinë e pavarësisë sonë ka mbaruar. Ajo që dueht rregulluar është marrëdhënia abnormale mes Kosovës e Serbisë”, tha Kurti.

Mes tjerash, në këtë intervistë ai ka folur edhe për vizitën e Ana Bërnabiq në Kosovë, të cilën tha se e lejuan që ajo të shohë se Kosova ëshë shtet normal e më i pavarur sesa Serbia.

Tutje, Kurti u deklarua për tensionet e shkaktuara në fund të korrikut, në veri të vendit.

“Sa i përket targave por edhe gjërave tjera, do të vazhdojmë me parimin e reciprocitetit. Do të ketë nga dy anët prezantimin e të njëjtës gjë apo në asnjërën. Preferoj që asnjërën. Pasi në këtë mënyrë do të lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve”, tha ai.

Lajme të ngjashme