Bërnabiq: Kurti provokon e provokon, Serbia ka qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit - NACIONALE

Bërnabiq: Kurti provokon e provokon, Serbia ka qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq mendjen sot e ka tek takimi në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ajo për TV Prva tha se Kurti provokon dhe provokon, ndërsa qëllimi i vetëm i Serbisë është ruajtja e paqës dhe stabilitetit.

“Kurti provokon dhe provokon dhe shkon edhe më tutje, edhe më tutje… Dhe atje nuk ka paqe… Të gjitha mendimet e mia sot janë me presidentin Vuçiq”, theksoi Brnabiq dhe se siç tha ajo “qëllimi i Albin Kurtit është të dëbojë serbët nga Kosova”, tha Bërnabiq për TV Prva.

Bërnabiq tha se edhe pas 10 vjetësh nuk është themeluar Asociacioni.

Lajme të ngjashme