Kurti pas përgjigjeve të opozitës: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku - NACIONALE

Kurti pas përgjigjeve të opozitës: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas refuzimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmerinë e Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i interesuar të takoj të gjithë liderët e partive opozitare pasi, tha ai, "mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku".

Kurti tha se ai mbetet i hapur për takim dhe se këtë e ka treguar edhe në të kaluarën.

“Jam i interesuar që të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku. Unë jam gjithmonë i hapur, i interesuar, i gatshëm. Këtë e kam treguar edhe në të kaluarën dhe do ta tregojë edhe në ditët, javët e muajt në vijim, tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, ka thënë Kurti për televizionin lokal të Prizrenit Tv Besa.

Rreth ftesës për takim: Nën arsyetimin për ta diskutuar agjendën legjislative, Kurti ftoi tri partitë opozitare për një darkë pune. PDK-ja i ka thënë “PO”, LDK-ja “JO”, derisa AAK-ja refuzuar takimin për këtë çështje nën argumentin se tema e përcaktuar për mbledhjen mes partisë në pushtet dhe opozitës “bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare”.

Lajme të ngjashme