Kurti niset për në Zvicër, do të takohet me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Zvicër.
Zyra e Kryeministrit ka treguar se bashkë me kryeministrin ka udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Sipas agjendës, shefi i Qeverisë pritet të takohet me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.
“Pasdite ai do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset. Gjatë qëndrimit në Bern, Kryeministri Kurti do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti”, është thënë në njoftimin e Kurtit.