Kurti: Nëse Serbia vazhdon të lëshojë dokumente, detyrohemi edhe ne - NACIONALE

Kurti: Nëse Serbia vazhdon të lëshojë dokumente, detyrohemi edhe ne

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryemininstri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nëse Serbia vazhdon të lëshojë dokumente, atëherë do të detyrohet edhe Kosova.

Këto deklarime i bëri në një paraqitje para mediave, duke shtuar se nga 1 shtatori nuk do të ketë dokumente përcjellëse.

“Nuk ka dokumente përcjellëse, pra vetëm tregohet karta e identitetit dhe do të duhej që qytetari i Kosovës kur kalon nëpër Serbi ta bëjë këtë lirisht pa marrë asnjë dokument tjetër. Njësoj kalon edhe ai i Serbisë, siç ka qenë edhe më herët realisht.

Për shkak se u vendos reciprociteti, nuk ka nevojë të japim dokumente. Nëse, teorikisht e rastësisht, Serbia vazhdon të lëshojë dokumente të tilla, atëherë detyrohemi që edhe ne, në bazë të parimit të reciprocitetit, ta vendosim edhe ne dokumentin e hyrje-daljes”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme