Kurti në takim me kryetarin arbëresh: Komuniteti i arbëreshve në Itali që 600 vjet ruan traditën - NACIONALE

Kurti në takim me kryetarin arbëresh: Komuniteti i arbëreshve në Itali që 600 vjet ruan traditën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Kryetarin e Komunës së Strigarit, Damiano Baffa, komunës arbëreshe në rajonin e Kalabrisë, në jugun e Italisë.

Kryetari Baffa u shpreh i nderuar dhe i lumtur që ndodhet në Kosovë, e ku vlerësoi pritjen kushtuar atij. Ai shtoi se komuniteti i arbëreshëve në Itali, që 600 vjet ruan traditën, kulturën e gjuhën arbëreshe.

“Kryeministri Kurti dhe kryetari Baffa, diskutuan mbi mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Strigarit dhe komunave arbëreshe me komunat e Kosovës, e ato në projekte të cilat prekin veçanërisht fushën e kulturës. Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim edhe në organizimin e aktiviteteve të cilat qëllim kanë promovimin e kulturës arbëreshe në Kosovë dhe anasjelltas, por edhe seminare të përbashkëta për të thelluar dijen mbi njohjen e rolit të rëndësishëm të arbëreshëve”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Kryetari Baffa i dhuroi Kryeministrit edhe librin me poezi të autorit arbëresh Giuseppe Serembe, ku edhe ftoi kryeministrin për vizitë në Strigari.

Lajme të ngjashme