Kurti me veprimet në veri “hero i vonuar në dëm të sigurisë”, sipas Haradinajt
Për Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, krejt ajo çka bën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në veri është “heroin e vonuar” teska e vlerëson për “strategji të gabuar” dhe në dëm të interesave nacionale të vendit.
“E shoh rrezikun në veri, por rreziku vjen nga strategjia e Kurtit. Amerikanët i kanë ofru Kosovës, kryeministrit Kurti një plan të përbashkët si me i tejkalu këtë etapën e dialogut, pa u rreziku veriu – ju kujtohet ajo koha e targave, por Kurti ka gjetë një rrugë tjetër, po dëshiron ta bëjë heroin e vonuar në dëm të sigurisë. Kurti, duke e pa gjendjen jo të mirë në ekonomi, e problem të tjera me korrupsionin, ai shpreson me incidente në veri, në nacionalizëm për me e rritë “ratingun”, u shpreh Haradinaj në një intrervistë për Telegrafin.