Kurti me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, i kemi mbajtur premtimet - NACIONALE

Kurti me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, i kemi mbajtur premtimet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen për të votuar.

Ai ka thënë se i kanë mbajtur premtimet që të mundësohet votimi në ambasada e konsullata.

“Po i drejtohem mërgatës tonë, sepse vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie. Me qeverinë tonë, për herë të parë, mërgata do të votojë në ambasada e konsullata, e kemi ndryshuar Ligjin siç u kemi premtuar. Votimi me postë brenda vendit, dhe votimi në ambasada në konsullata e ambasada është fitore e madhe. E drejta e votës është e garantuar me Kushteutë, deri më tani padrejtësisht mërgata jonë ka pasur vështirësi burokratike e barrë financiare. Në këto zgjedhje, votimi nuk ka qenë më i lehtë, e më më pak kosto. 22 kuti postare, në 22 shtete, votimi fizik do të organizohet në 35 shtete. Kur ju bëheni hisedarë në proceset politike, rritet llogaridhënia, vëmendja ndaj kërkesa të bashkatdhetarëve, hapësirës për përfshirje në vendimmarrje”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kurti ka folur edhe për mbledhjen e dëshmive të krimeve të luftës, duke lavdëruar punën e Institutit për Krime të Luftës.

“Janë bërë më shumë se një çerek shekulli nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende janë të njoma e të hapura plagët e shumta, dhe ende është e rëndë dhimbja e pikëllimi nga vrasjet, masakrat e krimet e Serbisë, të urdhëruara nga Serbia mbi shqiptarët. Në këtë çerek shekulli liri, një brez i tërë janë lindur dhe pas luftës, janë rritur. Gjeneratat e reja duhet ta kenë mundësinë e njohjes të së kaluarës, dhe dashurisë së pareshtur për Kosovën. Provat e dëshmitë për krimet e kryera në Kosovë, bashkë me prova e dëshmi të pambledhura, tash po grumbullohn në Institutin për Krime të Luftës”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme